Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor që nxit zhvillimin e aftësive digjitale te nxënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Për të tretin vit radhazi Maqedonia e Veriut është pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”, që financohet nga Qeveria e Mbretërisë së bashkuar dhe ka për qëllim të zhvillojë mendimin kritik, aftësitë digjitale të kodimit te nxënësit nga mosha 10-15 vjeçare. Në kuadër të programit organizohen trajnime për mësuesit mbi zbatimin e tij, por edhe gara për nxënësit në nivel shtetëror dhe më pas rajonal, ku ata prezantojnë njohuritë e marra duke krijuar një projekt për të kapërcyer një sfidë të caktuar të jetës së përditshme, duke aplikuar pajisjen koduese: microbit.

Në garën e nxënësve në këtë vit shkollor, e cila po zhvillohet sot, marrin pjesë 10 ekipe të nxënësve, projekt propozimet e të cilëve, përkatësisht zgjidhjet e sfidave të caktuara sociale, i kanë kaluar fazat e mëparshme të vlerësimit dhe janë vlerësuar si më të dobishmet dhe inovatoret.

Para fillimit të garës, të pranishmëve i’u drejtua ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili tha se aftësitë digjitale janë ndoshta më të nevojshmet në ditët e sotme, për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe depërtimit të saj në të gjitha sferat e shoqërisë.

Advertisement

“Zotërimi i tyre është parakusht për kryerjen e profesioneve të shumta dhe de facto, janë të paktën të nevojshme për komunikimin e përditshëm, informimin dhe ruajtjen e lidhjeve përmes botës së internetit. Pikërisht në atë drejtim ne e pozicionojmë sistemin arsimor nacional, gjegjësisht i japim atë drejtim zhvillimit të tij në të ardhmen. Ne po ndërtojmë një model përmes së cilit të gjithë gjeneratat e reja të nxënësve, që krahas shumë vlerave të tjera, do të fitojnë aftësi dixhitale gjithnjë e më të avancuara“, tha Shaqiri, duke shtuar se bëhet fjalë për modernizimin e kurrikulave, teksteve dhe materialeve të reja mësimore dhe në pajisjen e shkollave dhe sigurimin e aksesit në teknologjinë moderne të TI për nxënësit.

Ministri u shpreh i kënaqur që në përpjekjet për modernizimin e sistemit kombëtar të arsimit, vendi ka mbështetje të madhe nga një sërë partnerësh realë dhe afatgjatë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar përmes Këshillit Britanik dhe Ambasadës në Shkup.

“Falë programit “Shkollat e shekullit 21”, aparati mikrobit që 4 vite më parë ishte krejtësisht i panjohur për nxënësit tanë nën moshën 15 vjeç, sot ajo teknologji është përvetësuar dhe zbatuar me sukses në mësimdhënie dhe në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e përditshme “, tha Shaqiri, duke theksuar se është mahnitur nga projektet e krijuara nga studentët me ndihmën e kësaj pajisjeje, gjë që ka dëshmuar se edhe pse janë relativisht të rinj, siç tha ai, nëse u kërkohet të bëjnë një propozim për të tejkaluar një sfidë të caktuar, do të bëjnë më të mirën dhe do të sugjerojnë një zgjidhje të shkëlqyer.

Duke iu uruar sukses në garë, theksoi se të gjithë nxënësit që janë pjesë e fazës finale të garës janë krenari për familjet tuaja, por në të njëjtën kohë jeni një krenari kombëtare. Sepse tani do dimë se kemi ku të mbështetemi në të ardhmen. Kemi të rinj që do të jenë liderë dhe nxitës të ndryshimeve në shoqëri.

Advertisement

“Vendin e parë këtu do ta fitojë një ekip, por në botë dhe në jetën tuaj të përditshme do të keni aq shumë mundësi për të konkurruar dhe për t’u dëshmuar, që besoj për shkak të shpirtit tuaj konkurrues nuk do të dëshironi t’i humbisni“, shtoi Shaqiri.

Një juri ekspertësh e përbërë nga përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe profesorë nga FSHIIK, do të vlerësojnë projektet e prezantuara të nxënësve, dhe pas kësaj, pikërisht në mesditë do të shpallen fituesit, gjegjësisht tre projektet më të mira, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

The post Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor që nxit zhvillimin e aftësive digjitale te nxënësit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy