“Numri i të punësuarve në sektorin publik, duke përfshirë 31 dhjetorin e vitit 2020, arrin në 131.182. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1332 institucione”.

Këtë e theksoi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Adiministratës Jeton Shaqiri, në konferencë për shtyp, në të cilën prezantoi raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se duhet të përmendet se numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror është vetëm 12.2 përqind nga numri i plotë i të punësuarve në sektorin publik, gjegjësisht në Qeveri punojnë 15.945 persona.

“Nga analiza e të dhënave të Raportit për vitin 2020, del se më i madh është numri i personave të punësuar në veprimtarinë e arsimit dhe atë me 32 për qind, pastaj shëndetësia – 19 për qind, drejtoria 14 për qind, pastaj të punësuarit në veprimtaritë komunale me 9,6 për qind, veprimtaria e mbrojtjes së fëmijëve dhe politikës sociale janë 6,8 për qind”, tha Shaqiri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i të punësuarve në sektorin publik është zvogëluar dhe atë për 1717 persona./Telegrafi/

 

The post Shaqiri: Është zvogëluar numri i të punësuarve në sektorin publik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";