Shaqiri: Është kryer pagesa e bursave për studentët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studentët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë përfitues të bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej sot në llogaritë e tyre i kanë mjetet financiare në dispozicion.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri Jeton Shaqiri përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka uruar studentët për suksese sa më të larta në provimet që fillojnë nga kjo javë.

“Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falënderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju”, ka shkruan Shaqiri./Telegrafi/

Advertisement

The post Shaqiri: Është kryer pagesa e bursave për studentët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy