Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati një takim protokollar me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holshtajn, ku të dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve në fushën e arsimit.
Siç bëri të ditur MASH-i, të dy bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojabe si në procesin arsimor, ashtu edhe në fushën e shkencës.
“Ministri Shaqiri falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen e madhe në projekte të ndryshme të realizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për përvojat që vendi i merr nga Republika Federale e Gjermanisë në fushën e arsimit të mesëm profesional. Shaqiri e njoftoi ambasadoren Holshtajn edhe për realizimin e projektit për modernizimin e arsimit fillor, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të ndjekë dhe të përpiqet t’u përshtatet trendeve botërore në fushën e arsimit”, theksojnë nga MASH-i.
“Ambasadorja Holstein, theksoi se Qeveria gjermane është e gatshme të thellojë bashkëpunimin në arsim dhe fushën kërkimore-shkencore”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
The post Shaqiri: Do të thellohet bashkëpunimi me Gjermaninë në arsim dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore appeared first on Telegrafi.