
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska sot kishte takim me Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.
Në takim, siç theksojnë nga MPPS, u bisedua për “Projektin për regjistrimin e punëtorëve sezonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Projekti është për regjistrimin e punëtorëve sezonal përmes miratimit të ligjeve të reja për përdorim softuerik dhe është i mbështetur nga kjo shoqatë, ndërsa zbatimin e bën Qendra për Hulumtimin dhe Krijimin e Politikave – Shkup. Ministrja Shahpasnka theksoi se ndihma gjithmonë është e mirëseardhur në formalizimin e ekonomisë joformale.
“Ne jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që ekonomia joformale të formalizohet. E përfundojmë Draft-ligjin për marrëdhënie pune që mundëson mbrojtje më të madhe për të drejtat e njeriut, posaçërisht në punën sezonale, përkatësisht punëtorët sezonal. Aty janë paraparë rregulla që mundësojnë punëdhënësi me pagesë të periudhës dimërore të sigurojë forcë punëtore më cilësor për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, punëtorët sezonal do të kenë siguri në periudhën kur nuk shkojnë në punë”, shtoi Shahpasnka.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, e rëndësishme është vetëdija te punëtorët që edhe ata të fillojnë të përdorin sistem elektronik për regjistrimin e punëtorëve sezonal në bujqësi. Me regjistrimin formal, punëtorëve përveç se u rregullohet statusi, fermerët dhe ndërmarrjet bujqësore do t’i ndjejnë përfitimet nga puna e paraqitur. në këtë mënyrë do të zvogëlohet edhe angazhimi jofromal i punës.
Me këtë projekt, prtet të përmirësohet punësimi i punëtorëve sezonal dhe të forcohen kapacitetet e institucioneve publike./Telegrafi/
The post Shahpaska: Me Ligjin e ri për marrëdhënie pune lehtësojmë punën e punëtorëve sezonal dhe punëtorëve në bujqësi appeared first on Telegrafi.