Gjendja në kopshte është e qëndrueshme, në javën e fundit po vërehet numër më i vogël i atyre që shkojnë në izolim dhe rritje e numrit të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte.

Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë lëshimit të sotëm në përdorim të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Milladinovc.

“Gjendja në kopshte është e qëndrueshme. Në nivel ditor i ndjekim të dhënat të cilat vijnë te ne si Ministri. Konfirmohet trendi të cilin e paralajmërova gjatë konferencave të kaluara për media dhe sot. Te numri i të sapo infektuarve si i të punësuarve, ashtu edhe i fëmijëve ka trend të uljes. Java e tretë me radhë që kemi ulje të numrit të atyre që shkojnë në izolim”, deklaroi Shahpaska.

Ajo, shtoi, se numri i atyre që shkojnë në izolim është më i vogël se sa i atyre që kthehen. Kemi rritje të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte për rreth 500.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj, kjo tregon se në kopshte respektohen protokollet nga të punësuarit, se nuk ka përhapje të pandemisë brenda mes të punësuarve dhe fëmijëve, virusi vjen prej jashtë./TV21/

The post Shahpaska: Gjendja në kopshte është e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.