Shahpaska: Gjendja në kopshte ende është nën kontroll

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kopshtet nuk do të qëndrojnë të hapura me çdo kusht, nëse rritet numri i rasteve pozitive të koronavirusit në vend, porositi sot nga Shtipi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ajo theksoi se nga 9 shtatori deri më sot, çdo ditë po monitorohet gjendja në kopshte, ndërsa vendimet merren së bashku me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Qeverinë.

“Fjalia ime e fundit ishte që ne nuk do t’i mbajmë kopshtet e hapura me çdo kusht, nëse shohim se po rritet numri i rasteve pozitive në vend. Gjendja shëndetësore e 15 fëmijëve, të cilët ishin pozitivë nga dita e hapjes së kopshteve më 9 shtator dhe e 45 punonjësve deri më 15 tetor, tregon se gjendja është ende nën kontroll. Fëmijët nuk morën infeksion në kopshte, thonë epidemiologët, sepse virusi ishte i pranishëm në familjet e tyre”, deklaroi Shahpaska.

Ajo theksoi se gjendja shëndetësore e punonjësve në kopshtet për fëmijë të cilët janë të infektuar është e mirë dhe pjesa më e madhe prej tyre tashmë janë shëruar si dhe janë kthyer në vendet e tyre të punës. E pyetur për gjendjen në kopshtin “Rosica” në Shkup, Shahpaska u përgjigj se 44 fëmijë u vendosën në izolim dhe ky vendim u soll nga ana e shërbimeve epidemiologjike.

Advertisement

The post Shahpaska: Gjendja në kopshte ende është nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy