“Gjithsej 79,5 milion euro për masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor janë paguar në tre muajt e fundit. Në të njëjtën kohë janë miratuar 639 kredi për kompanitë e Maqedonisë të cilat punësojnë 11.325 persona”.

Këtë sot në Facebook e shkroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Sipas saj, në kohën kur nevojitej reagim urgjent, Qeveria ndërmori masa adekuate për ballafaqim me efektet negative të krizës botërore.

“Dy pakot e para e amortizuan goditjen e parë të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, pakoja e tretë siguroi mbrojtje të vendeve të punës të përhershme dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në sektoret në të cilat do të implementohet digjitalizimi dhe mundësohet konkurencë më e madhe e kompanive tona në nivel vendor, rajonal dhe global”, shkruan Shahpaska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shahpaska: 79.5 milionë euro janë paguar për mbështetje të kompanive gjatë krizës me pandeminë appeared first on Telegrafi.