Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska njofton se 59% e punonjësve në çerdhe janë të vaksinuar.
“Ne ndjekim udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në të kaluarën. Punonjësit në kopshte dhe edukatorët dhe infermierët e kanë marrë seriozisht procesin e vaksinimit dhe mund t’ju njoftoj se 59% e punonjësve në kopshte tashmë janë imunizuar”, tha sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në një konference per shtyp.
Ajo vlerëson se me letrat ekzistuese nga ministria përkatëse, do të bëjë thirrje që përqindjet e tjera të punonjësve në çerdhe të vaksinohen, në mënyrë që qëndrimi i fëmijëve në institucione të jetë i sigurt./Telegrafi/
The post Shahpaska: 59% e punonjësve në çerdhe janë të vaksinuar appeared first on Telegrafi.