Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska ka deklaruar se propozim-ligji me të cilin e diela do të shpallet ditë jo punë për të gjithë është në fazë përfundimtare, ndërsa në bisedimet e fundit është definuar kur do të shfrytëzojnë ditë të lirë, punëtorët të cilët do të punojnë të dielën dhe kompensimi për ta.
“Propozimi do të publikohet në Regjistrin të Vetëm Nacional të Dispozitave. Nga 34 veprimtari të cilët fillimisht mundeshin të punojë të dielave tani kemi 36 veprimtari dhe jemi në fund për të definuar propozimin”, ka deklaruar Shahpanska.
Ajo nuk ka treguar konkretisht se me cilat veprimtari është plotësuar lista e atyre që duhet të punojnë të dielave.
The post Shahpaska: 36 veprimtari do të punojnë të dielave appeared first on Telegrafi.