Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska në mbledhjen e sotme me Komisionin e Venedikut theksoi se Propozim-ligji për barazi gjinore parasheh tre mekanizma të reja.
“Sekretariati për barazi gjinore si trupi më i lartë që do ta koordinojë punën në institucione, Qendra e cila do të shërbejë si Qendër trajnimi për trajnimin e administratorëve dhe Trupi Nacional Koordinativ”, tha Shahpanska.
Ajo ka thënë se qëllimi i ligjit është sigurimi i plotë i barazisë gjinore dhe krijim të kushteve për realizim për të gjithë njerëzit, pa dallim të gjinisë.
Ministria kë kërkuar nga Komisioni i Venedikut mendim për Propozim-ligjin me qëllim që të përgatitet zgjidhje ligjore me cilësi që do të mundësojë përparimin e barazisë në të gjitha fushat./Telegrafi/
The post Shahpanska: Propozim-ligji për barazi gjinore siguron barazi të plotë gjinore appeared first on Telegrafi.