Shahpanska: Gjendja me pandeminë në çerdhet është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale thotë se gjendja me pandeminë e coronavirusit në çerdhet dhe në Qendrat për personat për nevoja të veçanta është stabile.

“Në çerdhe sipas raportit të fundit javor ka tre fëmijë pozitivë dhe 18 punonjëse. Numri i fëmijëve të pranishëm në çerdhe momentalisht është më i madhi dhe tani ka 13.350 të pranishëm në çerdhe nga 21.300 që duhet të jenë sipas protokolleve”, tha Shahpasnka.

Ajo thotë se me kohën e mirë gjatë pranverës do të ketë interesim më të madh që të dërgohen fëmijët në çerdhe por përsëriti se numri është i kufizuar për shkak të kufizimit që e bën Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

“Numri i fëmijëve në çerdhe mbetet i njëjtë. Te foshnjat mund të ketë 12 fëmijë ndërsa në grupet nga 2-6 vjet mund të ketë 15 më së shumti”, tha Shahpsnska./Telegrafi/

Advertisement

The post Shahpanska: Gjendja me pandeminë në çerdhet është stabile appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy