Shabani-Taravari: Depolitizimi dhe profesionalizimi në arsim janë të pashmangshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Investimet në arsim, ndryshimet metodologjike, depolitizimi dhe sistematizimi i punonjësve arsimorë, ishin temat e diskutimit në takimin e kryetarit Arben Taravari dhe zv/ministrit të arsimit dhe shkencës Arafat Shabani. Në takim u ra dakord që të thellohet bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe barrierat dikur të vendosura nga MASH, të mënjanohen.

“Më vjen mirë që sot edhe nga miku im, zv/ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani, dëgjova se ky dikaster i jep prioritet depolitizimi dhe profesionalizimit në arsim, proces ky që ne si udhëheqësi në Komunën e Gostivarit, e kemi filluar që nga dita jonë e parë e menaxhimit para tre vite e gjysëm.

“Biseduam edhe për projektet me të cilat ka aplikuar Komuna në MASH për përmirësimin e infrastrukturës arsimore nëpër shkollat e Gostivarit dhe pres që të njëjtat të realizohen gjatë këtij viti”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Nga ana tjetër, zv/ministri i arsimit dhe shkencës, Arafat Shabani tha se qëllimi i kësaj vizite është që të marrë nga afër informacione se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohet komuna në sferën e arsimit, duke nënvizuar se sivjet MASH-i ka rritur buxhetin për investime kapitale nëpër shkolla.

Advertisement

“Nga viti i ardhshëm, çdokush që do të punësohet në arsim, menjëherë do të fillojë me vendim pune. Mendoj se punësimet e deritanishme kanë sjellë vetëm politizim dhe ngecje në procesin arsimor”, nënvizoi zv/ministri Arafat Shabani.

The post Shabani-Taravari: Depolitizimi dhe profesionalizimi në arsim janë të pashmangshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy