MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani ka reaguar pas lajmit se është keqpërdorur vetura e Çerdhes “Pranvera”.

Shabani ka demantuar çdo akuzë nga ana e Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini në lidhje për çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave të fëmijëve nga ana e Komunës së Vrapçishtit, si themeluese e çerdhes “Pranvera”.

Lexo po ashtu
MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është e vërtetë se Inspektorati përgjegjës, pa të drejtë, i ka marrë kompetencat e Komunës në lidhje me emërimin e drejtorit të çerdhes “Pranvera”, dhe tani këto kompetenca i ka Ministria në fjalë. Pikërisht kjo ministri ka shkelur të drejtat e fëmijëve, duke emëruar drejtor nga radhët e edukatoreve. Si rezultat, grupi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç, që janë të strehuar në këtë çerdhe, kanë mbetur pa edukatore për gati 10 ditë.

Ky veprim përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, konkretisht nenit 100, paragrafi 1, alineja 4, ku si kusht për funksionimin e çerdhes parashikohet një numër adekuat i edukatoreve, përkëdhelësve dhe stafit tjetër përkatës. Gjithashtu, ky veprim përbën shkelje të nenit 58 të Rregullores për Standardet dhe Normativat për Ushtrimin e Veprimtarisë së Çerdheve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, është në kundërshtim me ligjin përkatës që drejtori i çerdhes të kryejë njëkohësisht edhe punën e edukatorit, ashtu siç po ndodh aktualisht. Sipas të njëjtit ligj, drejtori i çerdhes është i obliguar të shpallë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës. Që nga marrja e detyrës, nuk është paraqitur ende asnjë kërkesë e tillë drejtuar Komunës së Vrapçishtit.

Akuzat se kemi hequr nga përdorimi veturën me të cilën bëhet shpërndarja e ushqimit në çerdhe janë tërësisht të pabaza”, shkruan Shabani.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike, Shabani thotë se, një veprim i tillë nuk ka të bëjë me përgjegjësitë e Komunës./Telegrafi/

The post Shabani: Akuzat e MPPS janë të pabaze, nuk kemi keqpërdorë automjetin e çerdhes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";