Edhe sot në Shkup është protestuar pas ngjarjeve në Klinikën e Onkologjisë. Qindra qytetarë kërkuan drejtësi për të gjithë ata që humbën jetën në këtë klinikë.

“Protesta e Qeverisë do të vazhdojë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë, por edhe për zbardhjen e informacionit në lidhje me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përfshirë edhe persona nga Ministria e Shëndetësisë, si ministrat e mëparshëm, të cilët ndikuan në zvogëlimin e rasteve. Theksojmë sërish se ndryshimet në Kodin Penal nuk do t’i shfajësojnë të përfshirët nga krimet e tyre nëse ne nuk e lejojmë këtë”, thanë qytetarët që protestuan sot.

Grupi joformal “Protesta kundër vrasjeve të Onkologjisë” paralajmëroi protestë të re.

Protestat janë organizuar që në fillim të shtatorit pasi opinioni u tmerrua nga zbulimi i gazetarëve se disa pacientë mund të mos kenë marrë terapinë e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë dhe se ilaçet kundër kancerit janë shitur në treg të zi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sërish u protestua para Qeverisë së RMV-së, kërkohet drejtësi pas ngjarjeve në Onkologji appeared first on Telegrafi.