Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit njofton opinionin se çmimet e të gjitha derivateve të naftës në bursat botërore në krahasim përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje te të gjitha derivatet e naftës edhe atë: te benzina për 8,971 %, te nafta për 16,811 %, te vaji ekstra i lehtë për 14,445 % dhe te mazuti për 9,336%.

Me këto të dhëna, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,88 % në raport me vendimin
e datës 7.3.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 rriten për 3,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) rritet për 8,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 6,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 4,846 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 59,165 den/kg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga data 10.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 94,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 90,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 59,165 (denarë/kilogram)

The post Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, Eurodiseli do të kushtojë 94 denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";