Sërish protesta në Tetovë dhe Shkup kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Tetovë dhe Shkup po protestohet sërish kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Më herët gjatë ditës u protestua edhe në Gostivar.

Protestuesit kërkojnë që institucionet të tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Deri sa ta arrijnë këtë, ata thonë se protestat nuk do të ndalojnë.

Një ndër kërkesat është edhe shpërbërja e Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Arijanit Xhaferi nga Këshilli i protestave ka thënë se kanë informacione se përgatiten skenare për të njollosur qëllimin e protestave.

Advertisement

“Nga burime të brendshme në këto kompani energjetike na vijnë informata se përgatisin skenarë që të humbet besimi i njerëzve në këshillin organizues. Një nga skenarët që ata duan të na atribuojnë është djegia e nënstacioneve në disa qytete të vendit”.

“Kjo bëhet me qëllim që të defokusohet qëllimi ynë i pastër dhe të shkaktohet pakënaqësi te njerëzit nga nisma. Por duhet ta dinë se këto skenarë nuk do të “pinë ujë” te njerëzit, ata bëjnë përpjekje të paraqesin një realitet tjetër të imagjinuar nga ajo që qytetarët e dinë, ndërsa ato janë fakturat e larta nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, theksoi Arijanit Xhaferi./Telegrafi/

The post Sërish protesta në Tetovë dhe Shkup kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy