Serbia kërkon test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të huajt që vijnë në Serbi nga vende të caktuara do të duhet të posedojnë PCR test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 48 orë, ka vendosur Shtabi i Krizës në Serbi. Vendimi vlen për Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, tha epidemiologu serb Darija Kisiç Tepavçeviq për RTS.

Gjithashtu është vendosur për ndërprerjen e kufizimeve për shtetasit e Malit të Zi.

Të gjitha masat hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Shtetasit e Serbisë që kthehen nga vendet fqinjë në Serbi nuk do të kenë nevojë të paraqesin PCR test.

Advertisement

The post Serbia kërkon test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy