Ish-kandidati për president të vendit, Imer Selmani thotë se zgjedhjet presidenciale aktuale ndryshojnë nga ato të mëparshme, duke qenë se në raundin e parë zgjedhor do të jenë dy kandidatë nga partitë e shqiptarëve, Bujar Osmani dhe Arben Taravari.

Sipas Selmanit, në mesin e kandidatëve maqedonas janë dy favorit në rrethin e parë zgjedhor, kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Pendarovski dhe Siljanovska.

“Me shqiptarët situata është ndryshe, votuesit shqiptarë do të zgjedhin mes dy kandidatëve Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Do të ketë një debat të ashpër sepse të dy janë jashtëzakonisht të mirë dhe aktivë në skenën politike. Fushata do të jetë mjaft intensive, votuesit do të animohen për të votuar për njërin prej tyre. Pendarovski tani nuk mund të presë mbështetjen e shqiptarëve në rrethin e parë zgjedhor. Gara do të jetë interesante”, thekson Selmani në “KlanDebat”.

Selmani konsideron se edhe kandidatët e tjerë për president, Vankovska, Dimitrievski, Jakimovski janë cilësorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-kandidati për president, Imer Selmani, duke bërë një krahasim me kohën kur mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 dhe fitoi afërsisht 150 mijë vota nga të gjitha bashkësitë etnike, u tha kandidatëve aktualë për president se duhet t’u drejtohen të gjithë qytetarëve dhe të gjitha bashkësive etnike. Vetëm në atë mënyrë ata do të jenë një president legjitim, i pranuar nga të gjithë.

The post Selmani: Pendarovski nuk mund të presë mbështetjen e shqiptarëve në rrethinë e parë zgjedhor appeared first on Telegrafi.