Në opinion ndahen mendimet nëse BDI është BDI vetëm me Ali Ahmetin. Shumica e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se nëse Ahmeti jep dorëheqje nga udhëheqja e partisë, kjo do të ndikojë në BDI në kuptimin që strukturat e tjera në parti do të zgjohen, tha ish-ministri Imer Selmani, për “Utrinski Brifing”.

“Cërvenkovski u largua nga LSDM, ndërsa Georgievski nga OBRM-PDUKM, por këto parti i mbijetuan kësaj. Në anën tjetër, me largimin e Arben Xhaferit, partia e tij PDSH ka pësuar pasoja të rënda sa i përket popullaritetit te votuesit”, tha Selmani.

Ai komenton se nëse partitë më të vogla të shqiptarëve në Maqedoni mësojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, atëherë është e mundur që bashkimi i partive të çojë në largimin e BDI-së nga kjo pozitë që ka mbajtur në 20 vitet e fundit./Telegrafi/

The post Selmani: Nëse Ali Ahmeti jep dorëheqje nga kryesimi i partisë, kjo do të ndikojë në BDI appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";