Selami: Përgatisim padi penale për partinë “E Majta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Ilmi Selami edhe një herë ka theksuar se thirrja për bojkot të regjistrimit paraqet vepër penale dhe çdo kush do të gjobitet për një thirrje të tillë.

Ai për herë të parë bëri të ditur se janë në përgatitje e sipër të iniciativës për ndjekje penale të partisë “E Majta” e cila bën thirrje për bojkot të regjistrimit.

“Le ta dinë edhe partitë politike dhe çdo subjekt, çdo shoqëri në shtet se bojkoti paraqet vepër penale. Vepër penale e cila do të ndiqet penalisht. Ndoshta edhe për herë të parë e them jemi në përgatitje e sipër të iniciativës për ndjekje penale të partisë “E Majta” e cila në mënyrë të hapur thërret qytetarët e Maqedonisë së Veriut për bojkot dhe Prokuroria Publike do të ketë punë në këtë drejtim”.

The post Selami: Përgatisim padi penale për partinë “E Majta” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy