Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Sela thotë se “Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”.

“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e Selës./Telegrafi/

The post Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase appeared first on Telegrafi.