Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për vdekje e ish-sekretares së SHBA-ve, Madeline Albright u shpreh se sot u shua një ikonë e lirisë dhe paqes në botë.

“Amerikanët u ndanë nga një figurë emblematike, shqiptarët nga një mike e madhe, ndërsa bota humbi luftëtaren e barazisë dhe simbolin e demokracisë. Madeleine Albright do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e shqiptarëve dhe botës së civilizuar”, shprehet Sela.

Për vdekjen e ish-sekretares reaguan edhe politikanët shqiptarë të partive të tjera politike në Maqedoni.

Ndryshe, mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sela për vdekjen e Madeleine Albright: Shqiptarët u ndanë nga një mike e madhe appeared first on Telegrafi.