Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm në Siniçan të Komunës së Bogovinës.
“Këto struktura kriminelo-policore të shtetit aspirant për në BE, nuk e kanë problem të bashkëjetojnë me mafien urbane dhe lejojnë të mbijnë vend e pa vend objekte pa leje qoftë përpara ambasadave të huaja e qoftë ne qendër të Shkupit, Tetovës apo Strugës”, shkruan Sela, njofton Telegrafi Maqedoni.
Banorët e Siniçanit të Bogovinës në protesta kundër ndalimit të punimeve për ujësjellësin
E ngrihen në këmbë, shkruan Sela, e gjithë po kjo strukturë kriminelo-policore, për të penguar projektin për ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit në Komunën e Bogovinës.
Ndryshe, Komuna e Bogovinës që nga viti 2017 drejtohet nga kryetari Albon Xhemaili i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/
Këto struktura kriminelo-policore të shtetit aspirant për në BE, nuk e kanē problem të bashkjetojnë me mafien urbane dhe…
Publiée par Ziadin Sela sur Mercredi 29 juillet 2020
The post Sela për incidentin në Komunën e Bogovinës: Ngrihet në këmbë e gjithë kjo strukturo kriminelo-policore appeared first on Telegrafi.