“Sot kishim takimin e radhës, ashtu siç e paralajmëruam javën e kaluar. Qëndrimet e dy partive politike maqedonase janë të barikaduara në ekstrem. Njëra për në fund të qershorit, tjetra për në fund gushtit dhe fillim të shtatorit. Sot kishim edhe një letër nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në të cilën thuhet se gjendja me virusin korona po shkon drejt përmirësimit, por rreziku ekziston akoma. Nga KSHZ-ja konstatojnë që KSHZ-ja nuk mund të organizoj zgjedhje në afat prej 22 ditëve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Përgjigjja e OSBE-ODIHIR, ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes në momentin që do të caktojmë datën, por duke respektuar rekomandimet që ndërlidhen me pandeminë”, tha Sela, duke shtuar se derisa kufijtë janë të mbyllura ata nuk kanë ndonjë përgjigje.

“Në propozimin që e jep Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativa, zgjedhjet me 26 korrik do të bënin që në këtë periudhë ne do të jepnim kohë që ky trend pozitiv rreth shpalljes së fitores ndaj koronavirusit do të vazhdojë dhe si rezultat do të kemi më pak të infektuar dhe më shumë siguri për qytetarët”, tha Sela.

Ndërkohë kreu i Alternativës Afrim Gashi deklaroi se konslltat do të vazhdojnë në ndonjë formë tjetër.

“Do të vazhdojnë konsultat në forma tjera dhe të merremi vesh për një fate konsensuale që shteti të ketë parlament dhe institucione funksionale, por duke pasur gjithnjë parasysh shëndetin e qytetarëve”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, sipas të cilit nuk kishte përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";