
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se aktualisht nuk ka bashkëpunim me koalicionin VLEN.
Sela tha se ai është për bashkimin e faktorit politik shqiptar mirëpo aktualisht nuk do t’i hynte kësaj aventure.
“Jo, bashkëpunim. Bashkëpunimi është konkret. Duhet të rezultojë me një marrëveshje nëse ka bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in dhe nuk mendoj se duhet hyrë kësaj aventure. Unë jam për bashkim të faktorit politik shqiptar, për t’u bërë të qarta, dhe ja shfrytëzoj rastin t’u bëjë apel, për t’i bërë të qarta në letër pesë gjëra që duhet ne t’i realizojmë dhe për t’i dhënë fund dhe ta ndërpresim këtë mësymjen që faktori politik maqedonas në qeveri dhe jo vetëm , iu bëjnë të drejtave të shqiptarëve dhe qenies shqiptare këtu në RMV”, tha mes tjerash Sela.
Kujtojmë se ditë më parë, Izet Mexhiti nga VLEN nuk komentoi ndonjë mundësi të bashkimit me Selën në qeverinë aktuale, mirëpo tha se VLEN do të zgjerohet dhe me deputetë nga opozita, me ç’rast dhe u aludua në media se një kalim i Selës në VLEN mund të ndodhte.
The post Sela: Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in appeared first on Telegrafi.