Sela: Nëse Osmani ka pasur informacione për sulmin rus në Ukrainë, duhet të mbajë përgjegjësi që i ka rrezikuar shtetasit tanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka kërkuar që ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, të mbajë përgjegjësi nëse ka pasur informacione për situatën në Ukrainë, më herët se të fillojë agresioni rus.

Sela theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet anëtare e NATO-s, duhet të ketë informata, duke shtuar se në qoftë se kanë pasur informata të sakta atëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi.

“E sa i përket përgjegjësisë së tyre, nuk e di se me çfarë të drejte dhe a kanë ndërgjegje që i vret këta njerëz që të dalin dhe të thonë që e kemi ditur ditën dhe orën e saktë se kur do të bëhet sulmi e nga ana tjetër dhjetra familje, fëmijë e nëna, prindër, qytetar dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut t’i lësh, në vend që tani në kohë lufte ti të mundohesh t’iu krijosh korridore për të dalë nga vatrat e krizës”.

“Në qoftë se ky ministër ka ditur gjithçka atëherë duhet të mbajë përgjegjësi për çdo familje e cila ndodhet sot atje”, deklaroi Sela.

Advertisement

Ndryshe, pasi të fillojnë luftimet në Ukrainë, Ministria për Punë të Jashtme ju bëri thirrje shtetasve të RMV-së që ndodhen në Ukrainë dhe Rusi, sa më parë të lëshojnë ato vende dhe të kthehen në shtet./Telegrafi/

The post Sela: Nëse Osmani ka pasur informacione për sulmin rus në Ukrainë, duhet të mbajë përgjegjësi që i ka rrezikuar shtetasit tanë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy