Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në takimin e sotëm me gazetarët, ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe organizimin e partisë së tij, si dhe koalicionet e mundshme.
Sela njoftoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në tetor, do të jenë në koalicion me partin e Afrim Gashit, Alternativa.
Ai tha se të bashkëpunohet në politikë nuk është gjë e keqe, duke shtuar se janë të hapur edhe për bashkëpunim me parti tjera.
“Po përgatitemi me Alternativën për zgjedhjet lokale. Po përgatitet edhe platforma për pushtetin lokal. Kurse për kandidatët është herët për të folur, pasi strukturat partiake, bazuar në statut, do të vendosin”, tha Sela, duke shtuar se në tre komunat që udhëheq partia e tij, do të garojnë me kandidatët aktual.
“Bëhet fjalë për Arben Taravarin në Gostivar, Isen Shabanin në Vrapçisht dhe Albon Xhemailin në Bogovinë”, deklaroi Sela.
Ndërsa në pyetjen se a do të jetë ai kandidat për Komunën e Strugës, Sela tha se vetë nuk do të garojë në asnjë komunë, por u shpreh i bindur se do të fitojnë në Komunën e Strugës./Telegrafi/
The post Sela: Në zgjedhjet lokale bashkë me Alternativën, jemi të hapur edhe për bashkëpunime tjera appeared first on Telegrafi.