Ziadin Sela mbrëmë në TV21 ka bërë thirrje publike për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai kërkon që të bëhen të gjithë bashkë, pa dallim se a janë në pushtet apo opozitë, për siç thotë, “të pengojnë realizimin e planeve jodashmirëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.

“Ne jemi në një kohë që duhet shumë mirë të mendojmë se cila do të jetë sjellja, pozicionimi, jo i Aleancës për Shqiptarët, Besës, PDSh-së, ose ku e di unë, Lëvizja Demokratike a si quhet jo në raport me OBRM-PDUKM-në, por në raport me politikbërjen maqedonase”.

“Ne këtu duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët në mënyrë që të pengojmë në të ardhmen që të realizohen plane që nuk janë dashamirëse të shqiptarëve, por edhe të komuniteteve tjera”, tha Sela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai foli gjithashtu edhe për çështjen e gjuhës shqipe, duke shtuar se ajo është zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

““Nuk mundesh ti me Kushtetutë të krijosh dhe me ligj për gjuhët të krijosh dy kategorish qytetarësh. Një qytetar, ja po i lemë shqiptarët, një maqedonas që ka një gjuhë zyrtare në Strumicë dhe një qytetar maqedonas që ka dy gjuhë zyrtare në Strugë”.

“Meqë duhet të ruhet karakteri unitar i shtetit, atëherë gjuha duhet të rregullohet me kushtetutë dhe vetëm me një fjalë – “Gjuhë zyrtare në Maqedoni është është maqedonishtja dhe shkrimi i saj dhe shqipja dhe shkrimi i saj” dhe pikë. Kështu ruhet karakteri unitar i shtetit”, tha Sela në ClickPlus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sela me thirrje për liderët shqiptarë në RMV: Të bëhemi bashkë për të penguar planet jodashamirëse ndaj shqiptarëve appeared first on Telegrafi.