Sela: Më 27 prill 2017, nisi rezistenca shqiptare të cilën do ta çojmë deri në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte nga Gostivarit tha se nuk guxon askush të prek të arriturat shqiptare.

Sela u shpreh se më 27 prill të vitit 2027, nisi një rezistencë që nuk ndalon, ndaj të arriturat shqiptare nuk guxojnë të preken.

“Përkatësia kombëtare nuk është ndjesi, është ajo se si kanë qënë babai dhe gjyshi im. Ajo se si flet, traditat, kultura, ndaj nuk do lejojmë që të fshihen këto veçori shqiptare. Po e hoqën balancuesin, e prekën e gjuhën, menduan se nuk do të ketë rezistencë dhe shqiptarët do të përballen me aktin e kryer. Por VLEN zgjodhën të mos reagojnë e t’i binden patronit. Nuk ishte rezistenca e 27 prillit vetëm për zgjedhjen e kryetarit të parë të parlamentit, ishte edhe për gjuhën dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë këtë punë deri në fund… ASH ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakompromisë për ta çuar këtë vend drejt BE-së, ashtu siç e çuam në NATO”, tha Sela.

The post Sela: Më 27 prill 2017, nisi rezistenca shqiptare të cilën do ta çojmë deri në fund appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy