Sela kërkon rend dite dhe datë të re për takimin e liderëve shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, është përgjigjur në lidhje me kërkesën e Ali Ahmetit për takim të përbashkët të liderëve të partive shqiptare.

Sela thotë se mekanizmi politik i tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare. Ai kërkon që të caktohet rend dite për këtë takim, si dhe me këtë edhe datë e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas ftesës së pranuar për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, parimisht është dakord për një takim të tillë. Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut”.

“Në funksion të një takimi përmbajtsor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi më të qartë arsyen e organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare. Në këtë drejtim, konsiderojeni mundësinë e një date tjetër, duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit”, ka shkruar Sela në Facebook.

Advertisement

Ndryshe, liderët tjerë të partive politike të ftuar nga Ali Ahmeti, akoma nuk janë deklaruar nëse do të marrin pjesë në këtë takim./Telegrafi/

The post Sela kërkon rend dite dhe datë të re për takimin e liderëve shqiptar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy