Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot bashkë me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Arben Taravari kanë pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec.

Siç njoftojnë nga partia, në këtë takim u bisedua për çështjet aktuale politike si ajo e zgjedhjeve, ku kryetari Ziadin Sela ka informuar ambasadorin Jazbec për rezultatin mjaft pozitiv të koalicionit ASH-AAA, duke shprehur gjithashtu edhe shqetësimet e tija se këto zgjedhje nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

“Për këtë arsye kemi dërguar ankesa në institucionet kompetente të cilat fatkeqësisht janë të ndikuara politikisht, prandaj sot këto shqetësime do t’i shprehim në formë proteste para Zyrës së BE-së në Shkup duke kërkuar t’i jepet fund blerjes së votave. Në këtë takim u bisedua edhe për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë që sa më parë qytetarët të kenë Qeveri politike dhe kredibile”.

“Kreu i ASh-së Ziadin Sela, ka falënderuar ambasadorin slloven Milan Jazbec i cili tani më ka mbaruar mandatin e ambasadorit, për kontributin e tij dhe të Sllovenisë, në rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut për në NATO dhe në BE. Me këtë rast ai kërkoi mbështetje që si vend mik i Maqedonisë së Veriut dhe i qytetarëve të saj, t’i ndihmojë edhe më tutje gjatë hapjes së negociatave me BE-në, që pritet te jetë prioritet i Qeverisë së rë të RMV-së sapo të formohet”, thuhet në njoftimin e partisë Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sela – Jazbec: Formim sa më i shpejtë i Qeverisë së re appeared first on Telegrafi.