Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, sot në konferencë për shtyp kanë reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të gjykatës për rastin “Monstra”.

Sela dhe Gashi vendimin e Gjykatës Penale e cilësuan si skandaloz dhe kërkuan që Bashkimi Evropian, të sjell grup të gjykatësve dhe prokurorëve që të rihapin dhe gjykojnë këtë lëndë nga fillimi.

“Skandaloze është heshtja e atyre të cilët thirren në emër të legjitimitetit të shqiptarëve, të cilët e kanë vjedhur legjitimitetin e shqiptarëve dhe saherë që montohet një proces politik me muaj të tërë nuk idëgjoni të japin një deklaratë, nuk i dëgjoni që të japin një mendim. BDI nuk mund të strucet në këto momente se struci, e ka futur kokën në dhe duket askund”, tha Sela.

Ndërsa Gashi theksoi se gjyqësori akoma është nën udhëheqje nga pushteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është evidente se gjykata shëndërrohet në mjete të pushtetit. Deri në vitin 2016-17 ishin në shërbim të Nikolla Gruevskit e tash janë në shërbim të Zoran Zaevit. Herë gjykojnë sipas standardit të njërit e herë gjykojnë sipas standardit të tjetrit. Gjithçka që kërkojmë unë e Ziadini, Aleanca dhe Alternativa por edhe gjithë qytetarët e këtij vendi besoj, është drejtësia dhe e vërteta”, tha Gashi.

Ndryshe, në rigjykimin në rastin “Monstra”, tre nga të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm, njëri me 15 dhe njëri me 9./Telegrafi/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sela dhe Gashi: Vendim skandaloz i gjykatës në lidhje me rastin “Monstra” appeared first on Telegrafi.