
Si sot tetë vitë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhi ngjarja e dhunshme “E enjtja e përgjakshme” ku ndër shumë të lënduar nga dhuna ishte dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Ai sot tha se ata që zgjodhën të ikin më 27 prill, sot janë kryetarë të Kuvendit.
“27 prilli ka simbolikën e vet kur u zgjodh një shqiptar në krye të një pozicioni institucional si kryetari i kuvendit. Nuk e kam fjalën për emra të përvetshëm, por për pozitën kryeparlamentari i parë shqiptar. Në mesin e atyre që mund të vendosnin për këtë pozicion, dikush zgjodhi të ishin ikanak dhe pastaj ta gëzojnë këtë pozicion”, tha Sela.
Ai tha se personalisht mendon se bashkë me zgjedhjet lokale, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Unë mendoj, si politikan, që bashkë me zgjedhjet lokale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe ne jemi për variantin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe sipas zhvillimeve që ndodhin, çdo hap politik që ndodh, i bën më të përafërta idetë, të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare bashkë me lokalet, dhe ne jemi për këtë opsion”, shtoi Sela.
The post Sela: Ata që zgjodhën të jenë ikanakë më 27 prill, sot gëzojnë postin e kryeparlamentarit appeared first on Telegrafi.