Sekuestrohet marihuanë në Prilep, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Prilep deri te PTHP Prilep ka shtruar kallëzim penal kundër T.N (53) nga Prilepi i dyshuar për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”, të parashikueshme dhe të dënueshme sipas nenit 215 KP të RMV.-së

Pas njohurive të marra operative se i denoncuari merret me prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtuan sot nga MPB-ja, më 02.09.2020 me urdhër për bastisje të shtëpisë dhe hapësirave të tjera janë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në Prilep dhe në uikend-shtëpinë në vendin e quajtur “Kishovicë”.

“Gjatë bastisjes, në uikend-shtëpinë dhe në oborr janë gjetur marihuanë dhe 59 fidanë kanabis”, theksohet në kumtesë. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Prilep T.N. i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

The post Sekuestrohet marihuanë në Prilep, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy