Sektori publik në Maqedoni do të mbetet pa K-15 vitin e ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot deklaroi se në propozim-buxhetin për vitin 2022, nuk janë planifikuar mjete për pagesën e K-15 në sektorin publik.

“Për vitin 2022 nuk janë paraparë mjete shtesë për pegesë e K-15 në sektorin publik”, theksoi Besimi, i pyetur nëse janë paraparë mjete financiare për këtë qëllim në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Javën e kaluar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë mbajti protesta, duke shprehur pakënaqësi për mosvotimin e ligjit për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune, si dhe kërkuan rritje të pagës minimale në 18 mijë denarë dhe rritje spirale të pagave tjera.

Pjesë e kërkesës së tyre ishte edhe pagesa e K-15 për punonjësit e sektorit publik./Telegrafi/

Advertisement

The post Sektori publik në Maqedoni do të mbetet pa K-15 vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy