Sejdiu: Nuk do të ketë rivotim në Zhelinë, Gjykata Administrative e pranon ankesën e Lëvizjes Besa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Lëvizjes Besa, e cila paditi vendimin e KSHZ-së që të ketë rivotim ne vendvotimin 2107 në Komunën e Zhelinës.

Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, thotë se kjo komunë do t’i mbetet Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe drejtësia ju dha fund kriminelëve. Komuna e Zhelinës i ngelet popullit! ZHELINA mbetet BASTION i BESËS! Gjykata vendos PËR verdiktin e popullit!”, (sic) ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Padia e Lëvizjes Besa në Gjykatën Administrative erdhi, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi ankesën e kandidatit të BDI-së për këtë komunë, Fatmir Izairi, që në vendvotimin 2107 të ketë rivotim.

Advertisement

Ndryshe, Blerim Sejdiu do të mbetet kryetar i Zhelinës, pas fitores që e arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 69 vota dallim, kundrejt Fatmir Izairit të BDI-së./Telegrafi/

The post Sejdiu: Nuk do të ketë rivotim në Zhelinë, Gjykata Administrative e pranon ankesën e Lëvizjes Besa appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy