Sejdiu: 830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Zhelinës do të marrë 830 mijë euro nga faza e parë e ndihmës së Qeverisë ndaj Komunave. Mjetet do t’i shfrytëzojnë për përfundimin e bulevardit të nisur dhe rrugën Tetovë-Pallaticë.

“D.m.th. përfundimin e bulevardit, do të përfundojë bulevardin që e kam prioritet mbi gjithë prioritet tjera tani që e kam nis projektin, rrugën Tetovë-Pallatic edhe kjo rrugë është e rëndësishme dhe mendoj se është një nga projektet më të rëndësishme që ne kemi marr hap dhe me projektet tjera do vazhdojmë në muajin shkurt e presim muajin shkurt që të aplikojmë me projektet tjera”, tha Blerim Sejdiu.

Përllogaritja fillestare për bulevardin ka qenë 1.7 milionë euro, por Sejdiu tregoi se vlera mund të jetë më e ulët, rreth 1.3 ose 1.4 milionë euro.

Një çështje tjerët shumë e nevojshme për Zhelinën është uji i pijshëm. Sejdiu tha se ka plan edhe për të, ndërsa do të duheshin 3.5 milionë euro për t’i mundësuar gjithë komunës sistem të ujit.

Advertisement

Sejdiu tha se për ujësjellësin do të shkojnë 3.5 milionë euro.

“Që të kenë d.m.th. 90% të fshatrave të kenë ujë sepse ka një pjesë malore që duhet të kenë koncept tjetër të ujësjellësit nuk mundemi me këtë rrjet të ti parashohim ata pjesë”, tha Sejdiu.

Sa i përket kanalizimit, sipas Sejdiut, do të kushtonte 2.8 milionë euro ndërsa stacioni i filtrimit të ujërave të zeza 3 milionë. Ai u lëvdua se komuna ka përgatitur 20 projekti për të cilat ka nevojë për mjete financiare për t’i realizuar, ndërsa shpreson te ndihma e Qeverisë së re dhe financimet e tjera./TV21/

The post Sejdiu: 830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy