Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin ‘Shenjestra – Fortesa’.
Gjatë periudhës së kaluar me përjashtim më 3 nëntor seancat gjyqësore u anuluan për shkak të gjendjes shëndetësore të Sasho Mijallkov i cili u infektuar me COVID-19. Në seancën e fundit për përgjimin ilegal u nxorën materiale nga ana e Prokurorisë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Behtoviq, ndërsa përfaqësues të prokurorisë janë Lençe Risteska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.
Në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladiir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Sipas aktakuzës, ata përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitin 2008 deri 2015 kanë përgjuar ilegalisht 4286 numra telefonik./Telegrafi/
The post Seancë e re gjyqësore për rastin ‘Shënjestra – Fortesa’ appeared first on Telegrafi.