Në Gjykatën Penale në Shkup, sot është paraparë të mbahet seancë e re për lëndën “Shënjestra-Fortesa”.

Kjo lëndë gjyqësore është në fazën e procedurës dëshmuese, përkatësisht po prezantohen dëshmitarë të propozuar nga prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani para gjykatës janë paraqitur shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe Zoran Zaev, si kryeministër. Në seancën e ardhshme për këtë rast pritet të dëshmojnë edhe gazetarë, biznesmenë dhe njerëz nga jeta publike të cilët ishin viktima të përgjimit të paligjshëm prej vitit 2008 deri në vitin 2015.

Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, përkatësisht disa të punësuar në ish-DSK./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Seancë e re gjyqësore për lëndën “Shënjestra-Fortesa” appeared first on Telegrafi.