Të gjitha gjykatat e vendit janë pajisur me teknologji për incizim me pamje dhe zë të seancave gjyqësore. Kjo bëhen për të rritur transparencën në gjykime dhe për rritje të besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Ka kushtuar 21 milionë denarë.

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov tha se ky sistem është dashur të vihej që para 14 vitesh, por gjykatat nuk e kanë bërë pavarësisht obligimit ligjor. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, i ftoi qytetarët që të denoncojnë në rast se gjatë procedurave gjyqësore, ndonjë gjykatë nuk e përdor sistemin.

“Zbatimi i sistemit për incizim audiovizual të seancave gjyqësore është një nga hapat për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe kjo është arsyeja pse gjykatësit janë të obliguar ta mundësojnë të njëjtën”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

“Ky është vetëm kontribut i vogël, do të thosha simbolik, për nisjen e reformave që varen dhe patjetër duhet të fillojnë nga të gjithë ne këtu. Duke pasur parasysh se më nuk ja justifikime për mospasjen e teknologjisë për incizim, me faktin se të gjitha gjykatat janë të pajisura, jam i bindur se në 15 ditët e ardhshme sistemi do të zbatohet gjithkund”, tha Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Teknologjia e re e plotësuar për incizim të detyruar të seancave garantojnë procesverbale të sakta të seancave gjyqësore. Përfundimisht mundësojnë t’i vihet fund kontradiktave se çfarë u tha ose nuk u tha në gjykatore”, u shpreh Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

The post Seancat gjyqësore do të incizohen me pamje dhe zë, Dameva: Një nga hapat për kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor appeared first on Telegrafi.