Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, për Punë dhe Politikë Sociale, për Shëndetësi, për Çështje Evropiane dhe për Buxhet dhe Financim.

Në rend dite të Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, në lexim të parë dhe debati për zbatimin e Rregullores së Kuvendit nën kompetencë të Komisionit për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Anëtarët e Komisionit kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familje dhe Propozim ligjit për ndryshimin e ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, dhe të dyja me procedurë të shkurtuar dhe në lexim të dytë. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Ligjdhënës-Juridik, rreth Propozim ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje, në lexim të dytë.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjekësi komplementare dhe alternative dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, dhe të dyja në lexim të parë, do të gjenden para anëtarëve të Komisionit për shëndetësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozim ligji për zhvillim të barabartë rajonal në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për Çështje Evropiane.

Anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të debatojnë për Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për vitin 2019, për Raportin vjetor të Agjencisë për Supervizion të Sigurimeve për Gjendjen e Lëvizjes të Tregut të Sigurimeve në vend në vitin 2019 dhe për raportet financiare të Agjencisë për Supervizion të Sigurimeve për vitin 2019.

The post Seanca të pesë komisioneve kuvendore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";