Pas përfundimit të pushimeve të gjykatave, Gjykata Themelore në Tetovë caktoi numrin e lëndës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona.
Numri i lëndës është K450/22, lëndë për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Ende nuk është përcaktuar se cili gjyqtar do ta udhëheqë rastin, informon Tv21.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, udhëheqësi i spitalit dhe mjeku kujdestar.
Akuzë për tragjedinë e 8 shtatori të vitit të kaluar ka edhe për Spitalin e Përgjithshëm–Tetovë.
Besimi dhe udhëheqësi akuzohen se kanë kryer vepër kundër sigurisë publike, kurse mjeku për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Për të dyja veprat ndiqet Spitali i Tetovës.
Hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria e Tetovës, ndërsa aktakuza është dorëzuar në gjykatën kompetente.
Në hetim kanë marrë pjesë edhe ekspertë dhe hetues të Policisë Kriminale Federale nga Gjermania.
The post Së shpejti pritet të nis gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës appeared first on Telegrafi.