Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder në ‘Twitter’ shkroi se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ligjërisht duhet të mbahen në fillim të muajit korrik.

“Maqedonia e Veriut ndali gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo do të thotë kthim drejt legjitimitetit kuvendar dhe qytetarëve të vendosin për të ardhmen. Sipas ligjit duhet zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të korrikut”, shkroi Schieder,njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se mbajtja e zgjedhjet është hap i domosdoshëm.

“Mbajtja e zgjedhjeve (me standarde të rrepta higjienike) është hap i domosdoshëm. Data është caktuar në pajtim me ligjin. Të gjithë partitë politike duhet të dakordohen për fushatë korrekte”, shkroi Schieder./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Schieder: Zgjedhjet në fillim të korrikut, partitë politike në Maqedoni duhet të dakordohen për fushatë korrekte appeared first on Telegrafi.