Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov ka thënë sonte për “Sitel” se Këshilli ka marrë vendim për anëtarët të hynë në grevë.

“Greva do të fillojë më 11 prill, e sa do të zgjasë do të varet nga negociatat me ministritë kompetente dhe zyrtarët qeveritarë, ose do të zgjasë derisa të arrijmë marrëveshje”, tha Nedellkov.

SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim me pagën minimale, e cila nga ky muaj rritet nga 15.200 në 18.000 denarë dhe po ashtu paga minimale të jetë bazë me të cilën do të shumëzohen koeficientët e vendeve të punës. Sindikata kërkon rregullime pagash si për stafin e çerdheve, ashtu edhe respektimin e pagës minimale në arsimin e lartë dhe për personelin në konvikte.

“Mund të njoftoj opinionin se procesverbalet e 90 përqind të sindikatave janë marrë nga gjithsej rreth 600 sindikata dhe mbi 98 përqind janë “pro” organizimit të grevës së përgjithshme. Pothuajse të gjithë procesverbalet që janë marrë janë për organizimin e grevës së përgjithshme në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme. Gjithashtu, do të kemi konsultime edhe për institucionet nga veprimtaria e kulturës dhe veprimtaria e arsimit të lartë dhe shkencës si dhe konviktet e studentëve”, tha Nedellkov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite ka takuar përfaqësuesit e SASHK, të cilët njoftuan se është dakorduar që “të vazhdohet dialogu deri në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike”./Telegrafi/

The post SASHK më 11 prill hynë në grevë appeared first on Telegrafi.