Sindikata e Arsimit dhe Shkencës shprehet e revoltuar ndaj Ministrisë së Arsimit për mos përfshirjen e tyre në përgatitjen e mënyrës së re të mësimit nga shtatori për shkak të pandemisë. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov thotë se gjithçka do të jetë e kotë nëse propozimet nuk do të mund të zbatohen nga mësimdhënësit.

“Do të jetë e kotë nëse mësimdhënësit të njëjtën nuk do të mund ta realizojnë ose nxënësit nuk mund ta pranojnë në mënyrën që duhet pranuar. Nuk dua të jem jo korrekt edhe pse ka hapësirë për akuza ndaj përgjegjësve që nuk na përfshinë në këtë punë. Vlerësoj se një pjesë e propozimeve janë të papranueshme, kur bëhet fjalë për mësimdhënësit, ne sigurisht që i përfaqësojmë interesat e të punësuarve në shkolla, duhet të kujdesemi për shëndetin e tyre”- deklaro Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Drejtorët e shumë shkollave fillore që kontaktoi “Alsat” shprehen “pro” mësimit me prezencë fizike por me ndarje në grupe të nxënësve. Shkolla fillore “Ismail Qemali” shtatorin do ta nis me gjithsej 1482 nxënës.

“Mendojmë që klasat për shkak se i kemi me numër më të madh të nxënësve ti ndajmë në grupe. Do të jetë edhe orari i shkurtuar edhe programi do të jetë i shkurtuar. Nuk do të mund të humbin, për shembull arsimtarët të jenë ose me gjatë ose më pak. Një klasë mund të jetë e ndarë nga 20 minuta, ku do të mund të përmbushen edhe normat e distancës, rekomandimet e shëndetësisë dhe arsimit dhe do të mund të realizohet mësimi më efektiv”- pohoi Burbuqe Imeri, drejtore e sh.f “Ismail Qemali’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Arsimit ka propozuar që procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, viti shkollor të shkurtohet, numri i nxënësve në klasa të reduktohet, të punohet në ndërrime si dhe të realizohet mësimi nga distanca. Të njejtat propozime tashmë po shqyrtohen edhe në Komisionin për sëmundje infektive. Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor 2020-21 do të bëhet i ditur më së voni deri më 10 gusht./Alsat/

The post SASHK-Maqedoni: Të jemi pjesë e strategjisë për vitin e ri arsimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";