Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov, në “Top Tema” tha se janë duke përgatitur kallëzime penale kundër disa drejtoresh të çerdheve që penguan grevën e anëtarëve të SASHK-ut, e cila filloi sot.
“Kemi paralajmëruar kallëzim penal ndaj kujtdo që tenton të pengojë organizimin dhe realizimin e grevës. Raste kaq të theksuara nuk kemi pasur në arsim dhe e kemi thënë publikisht. Por në çerdhe kishte. Tashmë është duke u përgatitur kallëzim penal për drejtoreshën e një çerdhe në Manastir. Me siguri do të ketë edhe kallëzime të tjera penale për drejtorët e çerdheve. Në konferencën e djeshme për media paralajmëruam se është shkelje e rëndë të pengohet organizimi dhe realizimi i grevës”, tha Nedelkov.
Kryetari i SASHK-ut shtoi se suksesi i grevës nuk matet me masën, por me rezultatet që do të sjellë.
“Ne nuk jemi sindikatë populiste, atë që bëjmë e bëjmë në interes të anëtarësimit dhe nga ky aspekt jemi të kënaqur”, tha Nedelkov./Telegrafi/
The post SASHK do t’i padisë drejtorët e çerdheve që e penguan grevën appeared first on Telegrafi.