Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e shtetit gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Shkup ka sanksionuar 384 persona, 21 prej të cilëve pa patentë shofer, 138 persona janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë. Janë detektuar dhe sanksionuar 20 automjete teknikisht të parregullta, janë sanksionuar 20 motoçiklistë ndërsa janë konfiskuar 4 motoçikleta.
MPB gjithashtu njofton se janë marrë edhe 88 masa për parkim të jashtëligjshëm, 72 mjete janë larguar përmes karrotecit.
Sa i përket mosrespektimit të masave shëndetësore, MPB njofton se janë sanksionuar 66 qytetarë për mosmbajtje të maskës./Telegrafi/
The post Sanksionohen 384 shoferë në Shkup, konfiskohen 4 motoçikleta appeared first on Telegrafi.
Advertisement