Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot në ora 19:00 në Qeveri do ta presë nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, në prag të takimit të 30-të ministror të OSBE.

Sipas agjendës, është paraparë takim dypalësh i kryeministrit Kovaçevski me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Borell.

Në takimin dypalësh do të marrin pjesë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer./Telegrafi/

The post Samiti i OSBE-së, Kovaçevski pret Borrellin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";