Ditën e djeshme (21 mars), pas një kohe të gjatë u regjistrua numër dy shifror (64) i rasteve të reja me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, tha se ulja e infektimeve me COVID-19 nuk është indikator se pandemia ka kaluar.
Ai gjithashtu tha se është herët për heqjen e plotë të maskave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, institucionet kompetente vazhdojnë me thirrjen për vaksinim më masiv, ndërsa dje ka nisur karvani për vaksinimin kundër virusit, i cili ka për qëllim promovimin e vaksinës si mënyrë e imunizimit të sigurt. Filloi në Shuto Orizarë dhe në dy javët e ardhshme do të përfshijë 14 komuna.
Sa i përket masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, Sali pret që sot të mbahet një mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm të Krizave dhe më pas ato të votohen në seancën e qeverisë.
Një nga rekomandimet është që nxënësit e shkollave fillore të përjashtohen nga mbajtja e maskave. Ai shtoi se dëshiron që të gjithë të jenë pa maska, por situata reale nuk e lejon./Telegrafi/
The post Sali: Pandemia ende nuk ka kaluar, nuk jam për heqjen e maskave appeared first on Telegrafi.